Perberesit :
5-6 patellxhane
3 Speca te kuq
2 Qep
250 gr sallam
100 gr Djathe
2 Karota
1 Domate
gjysem gote salce domatesh
Krip, piper, rigon
Vaj ulliri
Pergatitja :
Si fillim duhet ti lajme te gjitha perimet.
I grijme sa me imet te mundemi te gjitha.
Fillojme me skuqjen e hudhres me vaj ulliri.
Shtojme pastaj qepen dhe specat.
I leme te skuqen duke i perzier vazhdimisht.
Shtojme pastaj karotat dhe domaten.
Duhet te ju shtojme me pas se gjysme gote uje qe te zbuten karotat.
I leme te ziejne derisa te shterrojne dhe te marrin paraqitje skuqjeje.
Presim sallamin ne kube dhe e shtojme gjithashtu ne tigan.
Ju hedhim erezat perfshire dhe kripen.
Ju shtojme edhe 1 gote uje dhe salcen e domates.
I leme per 20 minuta te ziejne dhe te rregullohet salca.
Patelxhaneve ju largojme pak nga tuli i brendshem me thike.
I veme ne vale per 5 minuta qe te zbuten.
I nxirrni nga vala dhe mbushini me perberjen qe keni pergatitur me sallam.
Vendosini ne nje tepsi te lyer me pak vaj ulliri.
Sperkatini edhe persiper me vaj ulliri.
Verini te piqen ne 200 grade per gjysem ore.
{Nese salcen e keni lene te lengshme hidheni ne tepsi te gjithen}.
Nese deshironi 5 minuta para se ti fikni mund te ju hidhni djathe te grire siper.
Servirja behet sa te jene te vaket akoma.
Patëllxhane të mbushur me salcë perimesh dhe sallam,plot shije
Loading...