DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Malvin Proi, 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 13.10.2021, e ka dënuar me 2.5 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. Ç., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa artikuj, në një dyqan në lagjen “Lef Sallata”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi M. A., se 52-vjeçari e ka përndjekur dhe e kanosur atë, me fjalë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasja A. Gj., 27 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin online të shitjeve të një subjekti privat dhe ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, shuma parash.
Nga specilaistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatitin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 42 vjeç, pasi është kapur nga shërbimet duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 persona
Loading...