Lajm i fundit/ Nga Rinasi drejt Turqisë me drogë, arrestohet efektivi i Policisë Rrugore

Një efektiv i Policisë Rrugore është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Sipas burimeve, në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri. Ky i fundit, pasi ka marr leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës në datën 5 tetor ka udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë. Efektivi ka qenë i shoqëruar me Kujtim Çelikun.

Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit. Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici. Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar drogës, AMP ka nisur hetimet.

Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak se në datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë. Këta të fundit ishin nisur nga Rinasi drejt Turqisë.

Loading...