Dëbora ka mbuluar Gjirokastrën, Korçën, Elbasanin, Dibren, Shkodren si dhe qytete të tjera të vendit. Në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë Arrëz është pezulluar mësimi për ditën e sotme në të gjitha shkollat.
Në qytetin e Gjirokastrës trashësia e borës shkon në rreth 15 cm. Qarkullimi i automjeteve në qytet është pothuajse i bllokuar, ndërsa situata paraqitet e vështirë në të gjithë qarkun, sidomos në zonat malore ku gjendja paraqitej e vështirë edhe ditët e kaluara. Rrugët nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.
Sakaq, e njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët inerurbane të Korçës. Në aksin Korçë-Pogradec situata paraqitet më e vështirë dhe qytetarët që kanë dërguar pamje për “BalkanWeb” ankohen se nuk ka ndërhyrje për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.
(BalkanWeb)