Rrëmbimi i biznesmenit të njohur shqiptar, prokuroria del në konferencë urgjente

Biznesmeni Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur nga muaji prill i vitit 2021, ndërsa sot prokuroria ka thirrë konferencë për media lidhur me këtë rast. Siç njofton prokuroria, në konferencë do të paraqitet prokurori që ka ndjekur rastin. Konferenca do të mbahet në orën 10:30, ndërkohë që nuk se për çfarë do të flitet.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e Rrëmbimit të B.R., të njohur në opinionin publik. Në këtë konferencë do të prezantojë prokurori i rastit. Konferenca do të mbahet nga ora 10:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”.

Çfarë dihet për zhdukjen e Bedri Rexhepit?

Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur. Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij. Më vonë janë arrestuar edhe vëllai dhe kunata e Vllasaliut. Pas zhdukjes së Bedriut, vëllezërit e tij patën deklaruar për Express se i dyshuari Jeton Vllasaliu ka qenë klient i 38-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.

Loading...