Dëshmia tronditëse e burrit të Tinës: ‘Ju tregoj cfarë më tha…’

Martina Pajollari, vajza e konsideruar “mollë sherri” në mbytjen dhe hedhjen në rezervuar të trupit të të dashurit, Martin Çeço është arrestuar dhe ndodhet në b urg.

Nëna e saj, i kërkoi dje gjykatës që t’i lironte vajzën nga qelia, pasi ka dy javë që është martuar. Në emisionin Uniko ka folur i fejuari i Martina Pajollarit. Artjon Ferraj nga Vlora që tregon njohjen dhe bisedat lidhur me akuzat.

“Unë jetoj në Marjan prej dy vitesh dhe merrem me bagëti këtu në mal. Njihem prej 3 muajsh me Tina Pajollarin, kemi folur prej 15 ditësh në telefon dhe pastaj jemi takuar.

Më pas jemi lidhur, qëndruam prej 15 ditësh në fshat dhe pastaj e mora në shpi. Ne të martuar nuk jemi me letra, por familjes së saj iu thashë që unë Tinën do ta marr për nuse.

Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për v rasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme.

Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim”, u shpreh i fejuari i Martina Pajollarit.

Loading...