Gjen 11 kg kokainë në plazhin ku po lahej, qytetari e dorëzon në polici

SHBA- Gjen 11 kilogramë kokainë në plazhin ku po lahej, qytetari shkon dhe e dorëzon në polici.

Banori i Floridës tregoi se është një qytetar shembull, pasi sasinë e madhe të drogës, që e gjeti në Daytona Beach, Florida dhe që ka një vlerë të përllogaritur në rrugë prej më shumë se 150,000 dollarë nuk e ka konsumuar apo shitur, por e ka dorëzuar në polici.

Kokaina u gjet brenda një pakoje me pamje të dyshimtë.

Pamjet u publikuan në Twitter më 15 tetor nga shefi i sektorit të patrullimit të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të Miami, agjenti Walter N. Slosar.

Loading...