Ekspertët botërore kanë ngritur alarmin gjatë ditëve të fundit, pasi mendohet që Vladimir Putin të lëshojë bombën e parë bërthamore në Detin e Zi, në mënyrë që të tregojë forcën ndaj perëndimit.
Sipas ekspertëve lëshimi i një bombe bërthamore në Detin e Zi do të ishte vrastare, pasi do të krijonte re të mëdha gazi, por do të shkaktonte dhe tsunami.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace shkoi dje në Uashington DC për bisedime për krizën mes shqetësimeve se dora e Putin mund të jetë tashmë mbi butonin e kuq, për të lëshuar bombën bërthamore.
Dyshohet se ai mund të lëshojë një armë bërthamore duke përdorur detin – i cili kufizohet me Rusinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë së bashku me vendet e NATO-s, Turqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë – si një poligon testimi.
Putini kërcënon vazhdimisht se do të lëshojë bombat bërthamore për shkak të luftës katastrofike në Ukrainë.