Sherr mes Gaz Pajës dhe Edmond Budinës, situata del jashtë kontrolli

Çështja e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar vazhdon të ndezë debat të fortë publik. Disa ditë më parë, një replikë e fortë mes aktorit Gazmend Paja dhe regjisorit Edmond Budina ka kulmuar me akuza personale.

Budina i ka përmendur Pajës, i cili ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar, se ai është i pozicionuar politikisht në radhët e mazhorancës socialiste duke qenë se është anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë prandaj po mban këtë qëndrim.

Budina ka shkuar edhe më tej duke i përmendur Gaz Pajës faktin se ai figuron mes investitorëve strategjikë për ndërtimin e një resorti në Dhërmi. Ndërsa Paja thotë se Shqipëria deri më sot nuk ka patur qeveri më të mirë se kjo e Edi Ramës.

“Në opinionin tim nuk ka pasur udhëheqje më të mirë Shqipëria. Mua më pëlqejnë këta njerëzit se si punojnë. Unë i njoh dhe nga afër dhe i shikoj se si punojnë, se si përpiqen…”, thotë Paja.

DEBATI I PLOTE

Gazmend Paja: Këto analiza janë bërë dhe janë në proces.

Edmond Budina: Ai tha dhomat e aktorëve do të duken nga rruga si vishen dhe zhvishen. Të gjitha janë sipërfaqësore.

Gazmend Paja: Këto janë tendenca, le të flasim si artistë jo me tendenca.

Edmond Budina: Unë nuk jam me as me PD as me PS, nuk marr rrogë nga qeveria, ju po. Je i pozicionuar që çke me të. Je në Këshill Bashkiak.

Gazmend Paja: Në Këshillin Bashkiak jam për opinionin tim.

Edmond Budina: Epo ndonjëri mund të jetë edhe investitor strategjik…

Gazmend Paja: çfarë është kjo? është e vogël shumë kjo nga ana jote. Jam qytetar të hyj kudo pa cënuar askënd.

Edmond Budina: Ama pa iu lëpirë pushtetit…

Gazmend Paja: Nuk i jam lëpirë pushtetit, ama punët që janë bërë nuk mund ti mohoj. Janë punët aty, ky është opinioni im.

Edmond Budina: Po ky është opinioni yt se je pozicionuar.

Gazmend Paja: Le të vijë zogu të punojë, e mbështes unë.

Edmond Budina: Po lëreni zogun mor bir të punojë.

Gazmend Paja: Nuk mbaj përgjegjësi nëse ka gabim, por sy kam të vlerësoj. Këto goca e çuna punojnë. Kam opinion dhe më pëlqejnë si punojnë këta njerëz. Shqipëria është e vogël, unë i shoh nga afër si punojnë e përpiqen.

Edmond Budina: Edhe unë i shikoj si vjedhin, si vepron mafia.

Gazmend Paja: Në opinionin tim nuk ka patur udhëheqje më të mirë se kjo.

Loading...