Një 54 vjeçar, Pëllumb Plepi, është gjendur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij pasi dyshohet të jetë vetëvarur në fshatin Veternik të Beratit.
Nuk dihen shkaqet e këtij akti të rëndë por grupi hetimor është duke zbardhur rrethanat e ngjarjes nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.
Njoftmi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Në fshatin Veterik është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte në afërsi të banesës së tij, shtetasi Pellumb Plepi, 54 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Loading...