“Veprime banditeste!”, kështu i ka cilësuar analisti Enton Abilekaj, veprimet e policisë me ndalimin e Lear Kurtit, 32 vjeçarit që humbi jetën në komisariat, pas shoqërimit nga policia.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj tha se policia jo vetëm e ka ndaluar pa asnjë shkak Kurtin, por pas vdekjes së tij, e ka çuar në spital në tentativë për të ndërruar skenën e krimit.
“Mënyra si është vepruar nga policët dhe pastaj nga AMP, është mënyrë banditestke. Më e lëhtë të ndiqesh nga grup banditësh sesa nga policia. Thonë e ndaluam sepse ishte para një biznesi… Kemi të bëjmë me akt banditesk, kanë ndaluar një qytetar që ka qenë në punën e vetë. E kanë çuar në komisariat.
Mund ti jepnin ndihmën e parë, por e kanë hequr nga aty, për të ndërruar skenën e krimit dhe ti mbetej në dorë spitalit. Kanë bërë pikërisht këtë skemë edhe me deklaratën e parë.
Ata nuk kanë pritur 12 orë për të bërë autopsinë, por e kanë bërë në orën 5 të mëngjesit, 6 orë pasi ka vdekur.
Kanë prishur provat, ky është krim. Ata duhet të ishin në pranga sot”, deklaroi Abilekaj.