Plas sherri në mes të Vlorës, 32 vjeçari përfundon me urgjencë në spital

Një sherr mes dy personave në Vlorë ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta.

Paraprakisht bëhet me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale: E. J., 32 vjeç, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vlorë/Informacion paraprak:

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, dyshohet se si pasojë e një konflikti me sende të forta, për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. J., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...