Ilir Meta: ‘Rama peng i tutorëve të tij’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është pikërisht ai që qëndron pas e-mail-it anonim për shtetasin me iniciale I. M.

Meta deklaroi se kreu i qeverisë me kalimin e ligjit për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit, bëri një autogol që do i kushtojë shtrenjtë.

Ish-presidenti theksoi se “Rama është peng i tutorëve të tij, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar, që kanë qëllime të errëta ndaj vendit tonë”.

Ilir Meta: “Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga 1 miliardë dollar që planifikon për 7 kontratat të reja, këtu janë lekët për pedagogët, studentët, për të rritur rrogat. Por nuk e bën këtu, fryn rrugët, PPP-të, kontratat që lekët ti marrë në xhepat e tij dhe bandat që ka

Është ai shpikësi i këtij e-maili anonim. E di shumë mirë që ka bërë autogol që do i kushtojë shumë.

PL e tmerron, emri i saj ia prish gjumin, e bën të palumtur. E ka katandisur PS në gjendje të mjeruar e ka vendosur nën thundrën e Rilindjes, pabesitë që i ka bërë vendit, Kosovës. Është gjë pa vlerë. Procesi ndaj Autoritet të dosjeve do të vazhdojë, kanë kryer akt vetëvrasje morale, përmes përdorimit politik. Nuk japin as dokumentet që kanë çuar në kuvend, avokatit tim. Kuvendi u tromaks nga këto akte dhe nuk i jep avokatit tim, Jemi në një shtet mafioz, afera e inceneratorëve fakti më i qartë, nuk është i vetmi, ka shumë. Vijnë nga kapja e shteti, është peng i tutorëve të tij, e dimë cilët janë të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtare që kanë qëllime të errëta ndaj vendit tonë.”

Loading...