Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Familjarët kanë gjetur ta pajetë trupin e shtetasit P.P 54 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ky shtetas është vetvarur pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 54-vjeçarit.
“Në afërsi në fshatin Veterik është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte në afërsi të banesës së tij, shtetasi P. P., 54 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Loading...