Erdhi nga Tirana dhe i vodhi lekët në shtëpi, babai denoncon vajzën

E pazakontë në Mallakastër! Një baba ka denoncuar në polici vajzën e tij 22-vjeçare me iniciale E.S banuese në Tiranë.

E reja akuzohet se vjedhur një shumë parash në banesën e prindërve në momentin që ka shkuar për t’i vizituar.
Pas denoncimit të babait e reja po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria.

Lidhur me rastin policia njofton se ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për E. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e babait të saj, në Mallakastër’.

Loading...