Kush fshihet në Vlorë? FNSH ‘blindon’ qytetin, kontrolle në pikat hyrëse e dalëse

Mbrëmjen e sotme Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka zhvilluar kontrolle në qytet.

Sipas burimeve, bëhet me dije se kontrollet janë zhvilluar në hyrje të qytetit të Vlorës dhe po kontrollohet për automjete dhe për persona me precedent penal.

Bëjmë me dije se gjatë kësaj jave policia kë kryer të tjera kontrolle në disa zona të qytetit.

Kujtojmë se Vlora është gjithashtu një nga vendet e dyshuara se ku mund të jetë fshehur i shumëkërkuari Ervis Martinaj, pasi siç dihej ai kishte shumë miq në qytetin bregdetar.

Loading...