‘Ua mori të gjitha nusja’, Adilja: ‘Problemi s’është te pjatat po te dashnia’

Çifti i të moshuarve dolën përballë njëri-tjetrit këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi te “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Shkaku që e ka sjellë zonjën Adile dhe Dalipin në këtë studio është një konflikt pronësie. Ata kanë blerë një truall në Tiranë, mbi të cilën kanë ndërtuar një shtëpi me dy kate dhe kur fëmijët e kanë ndarë mes tyre, dy të moshuarit nuk figurojnë më pronarë të banesës.

Sipas tyre kur shtëpia u nda morën dy djemtë që ishin në Shqipëri nga një kat, ndërsa djali që është në Itali, duhet të merrte lekë për të plotësuar pjesën e tij nga shtëpia, ndërsa dy të moshuarit duhet të rrinin me djalin që mori katin e parë. Mirëpo djali emigrant nuk i mori kurrë paratë, ndërsa të moshuarit, edhe pse jetojnë në një kat me djalin e tyre, Yllin, jetojnë të ndarë prej tyre.

Eni Çobani: Si u nda shtëpia? I ndave ti apo u ndanë vetë?

Dalipi: Janë ndarë vetë dhe ajo e di shumë mirë.

Adile: U nda shtëpia, njëri mori katin e dytë, tjetri katin e parë.

Eni Çobani: Po djali tjetër, se ka tre djem e një vajzë zonja.

Adile: Djali tjetër ishte në Itali. Na tha mos e lëvizni katin. Ai që do ju mbajë juve, të mbajë katin e parë.

Dalipi: Pastaj acaron vëllezërit, pastaj ata na acarojnë ne.

Adile: Çunit të madh i ra t’i kthejnë vëllezërit lekët e shtëpisë.

Eni Çobani: Pra nuk mori pjesë në shtëpi, por i ra që t’i japin një farë pagese.

Adile: Mbajti vetëm një dhomë deri sa të bëhej një shtëpi, se ka rrobat e veta. Kur erdhi puna… Ka 11 vite që ka ikur djali në Itali, nuk ia japin lekët që i takonin. Para një viti erdhi të merrte lekët se i duheshin. Nusja i tha: “Nuk jap lekë pa u bërë shtëpia me letra“. “Unë ua kam lënë shtëpinë pa letra jo me letra“, tha djali.

Eni Çobani: Kush nuse ishte kjo?

Adile: E dyta. Nusja e mesme. Ndërsa nusja e vogël na ka ndarë. Mblodhi të gjitha plaçkat dhe i futi në një dhomë në atë shtëpi. Ndërsa unë i thashë, për mua merri të gjitha ça të ketë.

Eni Çobani: Po ti a jetoje me djalin e vogël? A e kishit lënë që do jetoje me djalin e vogël?

Adile: Po, e kishim lënë, por u ndamë.

Eni Çobani: Nuk të mbajti djali pra.

Adile: Nuk na mbajti nusja.

Eni Çobani: Ju thoni nusja, nusja, por nusja ka marrë djalin. Pra ju keni djalin njëherë pastaj nusen. Pse ndahen gjithmonë nuset, djemtë ç’bëjnë sehir?

Adile: I thosha djalit hajde me nënë shikoje çfarë po mbledh nusja. E kishte barkun te goja. Se ajo i mblodhi gjithë plaçkat e shtëpisë dhe thoshte se i kam blerë unë. Po unë nuk kam qenë në rrugë, me plaçka e kisha shtëpinë. I mblodhi të gjitha, e hapa atë kisha dy filxhanë. I thirra po hajde moj nuse merri këto filxhanë.

Dalipi: Kemi pasur një ekonomi për 100 veta, nuk dilja nga dera. Filxhanë, lugë, pirunë, të gjithë. Kur vjen puna nusja merr ato që i duheshin. Me ato pjatat.. por nuk është problemi i pjatave jo.

Adile: Nuk është problemi i pjatave, jo po “dashnia”, se s’kanë “dashni”.

Loading...