Pas dorëheqjes së Liz Truss, Rishi Sunak arriti të siguronte mbështetjen publike më të madhe dhe votat e më shumë se 100 deputetëve.
Ai do të bëhet kryeministri i parë britanik aziatik i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën pasi Britania e Madhe po përballet me sfida të mëdha ekonomike.
Kryetari i Komitetit, Graham Brady konfirmoi se udhëheqësi i ri i konservatorëve Rishi Sunak do t’u drejtohet deputetëve në orën 14:30, në një fjalim.
Loading...