Licencohet biznesi i qytetarit nga Vlora

Herald Lekaj nga Vlora iu drejtua Platformës së Bashkëqeverisjes pasi edhe pse kishte aplikuar për licencë në QKB që në dhjetor të vitit 2017, duke depozituar të gjithë dokumentet dhe kryer pagesën përkatëse, dhe ishte pajisur me NIPT brenda afateve ligjore, nuk mund të ushtronte aktivitetin e tij pasi për këtë natyrë biznesi, kërkohej një miratim nga struktura të specializuara në MFE.

Me marrjen e ankesës më 8 nëntor, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Vlorë, inspektoi kushtet e ambientit dhe vetëdeklarimit për ofrimin e kurseve të formimit profesional në këtë subjekt dhe më 6 dhjetor 2018 subjekti u licencua për ofrim të kurseve përkatësisht: “Kontabilitet”, “Financë”, “Fiskalitet”.

Kryeministri Rama veçoi shembullin e Eraldit duke theksuar se studimet Master që ai ka kryer e ndihmojnë atë në tregun e punës dhe duke e lidhur me protestën e studentëve, Rama tha se “nuk është e drejtë që të ndërhyhet financiarisht me mbështetje nga taksapaguesit për studimet Master”.

“Do të përgjysmojmë tarifat e Masterit për ata që kanë 9 dhe 10 dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. Masteri nuk konsiderohet një investim i shoqërisë tek ti, siç janë librat falas për nxënësit e arsimit 9 vjeçar, bursat për ekselentët apo mbështetjet e ndryshme financiare deri në Bachelor, por një mbështetje që ti e bën për vete dhe në lidhje me punën”, tha Kryeministri Rama.

Prandaj, theksoi kreu i qeverisë, “ashtu siç bëjnë të gjithë studentët në të gjithë botën, që bëjnë punën në kohën që bëjnë Master. Nuk mund të jeta jeta studentore Universitare, një jetë duke kërkuar çdo gjë nga prindi ose shteti”./ATSH

Loading...