Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë, ku i riu Lear Kurti humbi jetën në mënyrë misterioze pasi u shoqërua në Komisariat nga patrulla, teksa prokuroria po heton për dy vepra penale.
Sipas gazetares, duke folur në emisionin “Pikat mbi i” në News24, “ende prokuroria s’ka përgjigje zyrtare çfarë ka ndodhur brenda automjetit”.
“Nëna e mohoi kategorikisht të ketë pasur sëmundje. Nëna e tij biologjike, njerku e miqte nuk ma konfirmuan, madje nëna ksuthe shumë shqetësim dhe ka këmbëngulur që nuk ka pasur problem shëndetësor”, tha ajo.
Deklarata e gazetares: Në informacionet e prokurorisë kjo foto është bërë tek spitali i Traumës. Në këtë ngjarje kemi disa boshllëqe shumë të mëdha, ende prokuroria s’ka përgjigje zyrtare cfarë ka ndodhur brenda automjetit.
Lear Kurti fillimisht është ndaluar njga një patrullë por nuk është e njëjta patrullë që e ka ndaluar ajo që e ka shoëetuar në komisariat ka ardhur një patrullë e dytë.
Këtë duhet të na sqarojë prokuroria psse u pikas ky person e u shoqërua?
Nuk kanë kamera trupi patrullat, kemi komplet të errët atë moment.
Miq të tij më thanë personalisht dhe pse iu shmangën kameras, njërin prej tyre e kam të regjistruar më thotë që “unë kam thirrur disa mintua me radhë mbase 30-40 minuta duke kërkuar jashtë komisariatit që të shoqërohej për në spital Leari” ndërkohë ende nuk e dimë kohën e qartë, momentin e pamjes filmike kur futet në komisariat. Në momentin që futet në Komisariat gjendja e tij është realisht ka këputje totale të trupit e është në pamundësi për të ecur.
Nëna e mohoi kategorikisht të ketë pasur sëmundje. Nëna e tij biologjike, njerku e miqte nuk ma konfirmuan, madje nëna ksuthe shumë shqetësim dhe ka këmbëngulur që nuk ka pasur problem shëndetësor.
Duke qenë se AMP e policia sa herë janë të përfshira uniformat blu ka një terntative për të bërë disa deklarata të shpejta e nuk na mbushin me besim.
Hera e tretë që Ardi Veliu, këtë herë si drejtor i AMP ka deklarata kontradiktore agjencia.
Se në fillim tha nuk ka asnjë veprim të kundraligjshëm ndërkohë që Prokuroria tha kemi nisur hetime për dy vepra penale, kryerje e veprimeve arbitrare.
Këto deklarata kontradiktore na sjellin në këtë klimën e mosbesimit.