Alimehmeti i bindur se mund ta fitojë Tiranën: Në jetën time askund s’kam hyrë për të humbur

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti mbrëmjen e sotme ka shprehur hapur ambicien e tij për Bashkinë e Tiranës.

Ndonëse prej kohësh është përfolur se do të jetë kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, së fundki ka qenë vetë Alimehmeti i cili është shprehur i bindur për një rezultat fitues në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë televizive, Alimehmeti tha se asnjëherë s’ka hyrë në një garë për të humbur.

Pyetje: Mamaja ka qenë deputete, babai vetëm kandidat. Ju do ngjasoni politikisht nga mamaja apo babai, do jeni kandidat apo kryetar?

Ilir Alimehmeti: Pyetja e parë do të ishte a je kandidat. Por, në jetën time askund nuk jam futur për të humbur.

Loading...