“Qeros të dua, Anglinë apo mua?”. Kjo ishte pyetja e cila u bë në pak ditë virale në mbikalimin afër pallatit me shigjeta. Ishte surpriza e Alketës për partnerin e saj Ermalin.
Ky i fundit prej shumë vitesh jeton në Angli dhe dashurinë e tij e gjeti në Shqipëri. Arsyen e kthimit të tij është Alekta. Ata kanë 8 muaj bashkë por me sa duket dashuria e tyre duket shumë e madhe.
Ata nuk janë si të gjithë çiftet normale. Alketa dhe Ermali kanë bërë shumë çmenduri për njëri-tjetrin. Ajo mund të njihet ndryshe me pseudonimin vajza shqiptare që ka marrë më shumë lule sepse Ermali nuk lë ditë apo rast pa i dërguar dedikime.
Nuk është hera e parë që i ka bërë dedikim Alketa. Ajo i ka shkruar edhe në rrugë me tullumbace “Qeros të dua”. Ermali ka bërë çmenduri që ka ardhur brenda 5 orëve nga Londra në Shqipëri për Alketën.
Gjithashtu çifti ka bërë shumë çmenduri të tjera. Ermali ka udhëtuar 4 ditë me makinë për të ardhur e për ta takuar. Ata nuk po rijnë dot larg njëri-tjetrit dhe si e tillë dashurinë e shprehin në forma të ndryshme edhe në rrjetet sociale. Por ende nuk kemi një vendim nëse do e lej Anglinë qerosi i Alketës për të dhe cilat do jenë hapat në të ardhmen.
Ditën e sotme çifti ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se si janë njohur. Ermali tregoi se nuk do e lërë Anglinë por sigurisht do marrë Alketën me vete.
Intervista me çiftin:
Rusi: Prisnit që të bëheshit kaq viral?
Alketa: Nuk prisnim të përhapej ashtu. Kur na i nisnin kaq shumë, i thosha Ermalit shiko çfarë po ndodh.
Rusi: Pse ai mesazh? Është bërë si meme, pse atë çarçaf?
Alketa: Me zor e kam gjetur aq të madh. Të them të drejtën e kam bërë si formë shakaje. Distanca ka gjërat e veta. Kemi 6 muaj bashkë.
Rusi: Ti Ermal e bën jetën mes Anglisë dhe Shqipërisë?
Ermali: Po, e bëj jetën gati gjysmë për gjysmë, sa në Angli e sa në Shqipëri
Rusi: Kjo kohë nuk ju mjafton?
Alketa: Jo
“Qeros të dua, Anglinë apo mua?”/ Ermali ka një
Rusi: Si jeni njohur?
Alketa: Kur u tregoj njerëzve se si jemi njohur më shohin habitur dhe më thonë seriozisht e ke? Jemi njohur në një club nate dhe që ishte nga ai tipi i djemve që nuk e doja. Ermali më pa i pari mua.
Ermali: Mashkulli shikon vajzën të parën
Alktea: Po flirtonte gjatë gjithë kohës. Unë nuk doja që ta bënte këtë dhe unë i ktheva kurrizin. Ai më gjeti në rrjetet sociale.
Rusi: Ku e gjete ?
Ermali: Nga miqtë. Ishte dashuri me shikim të parë. Më pëlqente se si qëndronte, si shikonte. Më mundësoi një takim, dolëm, folëm, u njohëm.
“Qeros të dua, Anglinë apo mua?”/ Ermali ka një
Rusi: 6 muaj bashkë, kishte pakënaqësi nga largimi?
Alketa: Ne vajzat duam të kemi vëmendjen. Kishte disa momente që më mungonte prezenca e tij, qoftë në momente të mira apo të vështira. Ka ardhur dy ditë para se ti bëja surprizën.
Njëherë ka ardhur me makinë dhe nuk më kishte treguar. Kësaj radhe i kisha shkruar ‘po më mungon shumë, po mërzitëm’. Kjo fjalia e preku. Në 9 të darkës i thashë këtë, në 5 të mëngjesit më tha se po vjen.
Ermali: E bëra nga Podgorica linjën, pasi nuk kishte për në Shqipëri. Ishte për t’i hequr mallin dhe për të plotësuar një dëshirë të përbashkët.
Rusi: Pse i bën këto mesazhe?
Alketa: Të ndihet i veçantë. Ta kuptojë se sa shumë e dua dhe të jetë njeriu më i lumtur në botë.
Rusi: I ke dhënë përgjigje Alketës?
Ermali: Kam zgjedhur dashurinë, por duke e marrë me vete në Angli.
“Qeros të dua, Anglinë apo mua?”/ Ermali ka një
Rusi: Ky është plani për të ardhmen?
Ermali: Besoj në fillim të vitit tjetër do realizohet.
Rusi: Pse mos të vijë Ermali këtu?
Alketa: Ja kam thënë, pasi edhe pozicioni i tij këtu ka qenë i mirë. Por po mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe atje do jetë më mirë.
Rusi: Do kishe qëndruar këtu nëse Alketa do të kërkonte që të qëndroje këtu?
Ermali: Them se po, por do mundohesha që ta bindja ta merrja në Angli.