Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në rrugë në lagjen nr.7 në Korçë.
E moshuara është gjetur e vdekur nga kalimtarët, të cilët më pas kanë lajmëruar edhe policinë. Sipas policisë vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Njoftimi i policise:
Korçë/Informacion paraprak.
Më datë 26.10.2022, rreth orës 09:10, në lagjen nr. 7, Korçë, në rrugë, është gjetur e pa jetë, shtetasja Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Loading...