Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë pranë rrugës Transballkanike. Raportohet se një grua ka mbetur e lënduar, e cila ndodhet ende në makinën tip “BMW”.
Mësohet se makina tip “BMW” ka qenë në korsinë e kundërt dhe nga shpejtësia ka humbur kontrollin, është përplasur me tabelat dhe trafikndarësen dhe ka përfunduar në korsinë tjetër, ku ka qëlluar dhe një makinë tjetër.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.
Loading...