Shefik Krasniqi është 82 vjeçari i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në Kukës.
Mësohet se i moshuari ndërroi jetë si pasojë e zjarrit që mori banesa e tij, në afërsi të liqenit të Kukësit.
Sipas policisë, zjarri u shkaktua si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru. Mësohet se Krasniqi jetonte i vetëm.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak
Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.