Protesta e pedagogëve, zbardhet vendimi më i fundit

Vijon bojkoti i pedagogëve, ndërsa kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre të adresuara në Ministrinë e Arsimit dhe qeverisë.

Sandër Kovaçi, kreu i sindikatës së pedagogëve, ka paralajmëruar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat, do të kalojnë në grevë urie.

Sandër Kovaçi: Duke qenë në këto kushte kur nuk ka pasur reagim deri tani, erdhëm në fazën e një bojkoti të deritanishëm, dhe tani i kemi dërguar kërkesë qeverisë, dhe të krijojë urën e komunikimit.

Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti.

Loading...