Seanca në gjykatën e posaçme për vrasjen e ish-policit Santiago Malko kundrejt të dyshuarëve Ilir Selmani dhe Elvis Gaci ka sjellë debate të forta dhe lot nga familjarët e viktimës pasi në të u përfshi edhe i dënuari me 25 vite përkëtë ngjarje Blendi Teta.
Në sallë ishin të pranishëm mamaja dhe motra e 28 vjeçarit Malko. Bukurie Malko iu drejtua Tetës me fjalët “maskara më vrave djalin”, situata u tensionua dhe u desh nderhyrja e gjyqtares Atalanta Zeqiri për të qetësuar situatën. Pas legjitimimit të palëve, Blendit Teta theksoi para gjykatës se “nuk dëshiroj që të japë deklarime u qëndron atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur ka folur para gjykatës në procesin tim.
Nuk dua që deklarimet të lexohen pa pranin e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhënë në drejtorin e policisë Tiranë sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbara saj”.
Kjo fjali e thënë nga Blendi Teta ka bërë që motra e Santiago Malkos të shpërthente në lot duke i kërkuar llogari se fëmijët e vëllait të saj të vdekur se ku ishin, ajo u ngrit në këmbë duke bërtit dhe fyer Tetën çka bëri që policia e burgjeve ta nxirrte me forcë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht. Prokuroria kërkoi që të lexohen deklarimet e dhëna në fazën paraprake por kërkesa u kundërshtua nga mbrojta e Ilir Selmanit.
Trupa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranonte Kërkesën e Blendit Tetës për tu larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit për të lexuar thëniet e Blendi Tetës. Ilir Selamani nuk ishte i pranishëm në seancë ndërkohë që prokuroria kërkon në seancën e radhës që të merren deklarimet e tij në lidhje me këtë ngjarje.