Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore.
Sipas SHMU në orët e mëngjesit pritet të ketë prezencë të mjegullës kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Loading...