E rëndë/ Gazetarja e njohur vritet nga një ‘plumb qorr’

Një gazetare ruse që punonte për një grup mediatik të mbështetur nga Kremlini, humbi jetën nga të shtënat me armë në një bazë trajnimi në Krimenë e pushtuar nga Rusia, sipas një njoftimi të zyrtarëve të Moskës, shkruan skynews.

Svetlana Babayeva, e cila u vra të premten, 28 tetor 2022, drejtonte byronë e grupit mediatik shtetëror rus Rossiya Segodnya në Simferopol, qyteti i dytë më i madh në gadishullin e Krimesë.

Ajo u vra të premten nga një plumb qorr gjatë stërvitjes në një bazë ruse në Krime.

Ukraina ka sanksionuar grupin mediatik Rossiya Segodnya, duke e quajtur CEO-n e tij Dmitry Kiselyov si “figura qendrore e propagandës qeveritare, që mbështet hyrjen e trupave ruse në Ukrainë”.

Babayeva ka qenë më parë shefe e zyrës për RIA Novosti në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe redaktore e faqes së internetit Gazeta.Ru.

Loading...