Shprehu dëshirën për të qenë kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale, reagon jul Deda. Aktori dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Julian Deda, ka shprehur opinionin e tij pas emrave të lakuar së fundmi si pretendentë.
Në një status në Facebook, Deda shkruan se të gjithë ata që kanë kandiduar për Bashkinë e Tiranës nga të dy krahët politikë e kanë parë bashkinë si një trampolinë për në zyrën e kryeministrit. Ai duket se ka një pakënaqësi të madhe ndaj emrave të dalë deri tani dhe ndaj zërave që shprehen se Partisë Demokratike i duhet një figurë politike përballë Erion Veliajt.
“Kushdo qe ka kandiduar per te marre Tiranen, si majtas, si djathtas, e ka pare ate si trampoline per te synuar kreun e partise qe perfaqeson dhe per tu bere kryeminister ne nje te ardhme, vetem per kaq e duan Kryeqytetin figurat politike. Pra, asnje politikan nuk e sheh Tiranen si vend pune, por si lope per ta mjele, per ta shfrytezuar ne interes te karrieres se vet politike.Une them, ta provojme nje here ndryshe”, shkruan Deda.
STATUSI I JULIAN DEDËS:
Per çfare ka nevoje Tirana, per nje politikan karrierist apo per nje njeri normal, jashte politikes, qe vjen thjesht per punuar? Kete e dini ju, por une di me siguri qe deri me sot, Tiranes gjithmone ja kane bere me hile, e kane shfrytezuar. Kushdo qe ka kandiduar per te marre Tiranen, si majtas, si djathtas, e ka pare ate si trampoline per te synuar kreun e partise qe perfaqeson dhe per tu bere kryeminister ne nje te ardhme, vetem per kaq e duan Kryeqytetin figurat politike. Pra, asnje politikan nuk e sheh Tiranen si vend pune, por si lope per ta mjele, per ta shfrytezuar ne interes te karrieres se vet politike.Une them, ta provojme nje here ndryshe.
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin e primareve në Tiranë, Elbasan dhe Durrës që janë dhe tri qarqet më të madhe në vend. Sa i përket Bashkisë së Tiranës kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre për procesin e primareve deputeti Belind Këlliçi dhe ish-deputeti Gerti Bogdani. Deri më tani Julian Deda është treguar i gatshëm të jetë pjesë e primareve por nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturën. Sipas dekretit të presidentit zgjedhjet vendore do të mbahen të dielën e 14 majit të vitit 2023.