Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë Kodrës së Diellit. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Briken Sanaj, 37 vjeç.
Trupi i 37-vjeçarit ishte dërguar pajetë në spital. Mësohet se vrasja është kryer me armë kallashnikov, ndërkohë që uniformat blu kanë gjetur edhe gëzhoja në vendngjarje.
Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia e cila ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.
Loading...