Një urë e ngushtë shekullore e ndërtuar mbi lumin Machchu është shembur mbrëmjen e së dielës.
Në urën, e cila tërheq turistë të shumtë, ndodheshin disa qindra njerëz në momentin kur u shemb.
Ata ranë në lumë dhe dhjetëra prej tyre shpëtuan pasi u kapën në pjesë të urës që nuk ishte zhytur në ujë. Disa arritën të notonin në brigjet e lumit.
Numri i vik timave që përfshin kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar ka shkuar në 141. Ndërsa në pamjet në rrjetet sociale të mbijetuarit dëgjohen duke bërtitur për ndihmë.
Më shumë se 15 orë pas shembjes së urës Morbi, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit dhe gjeten e trupave të viktimave të tjera, në atë që autoritetet e përshkruajnë si një operacion sfidues shpëtimi.
Të paktën 177 persona janë shpëtuar deri më tani, sipas zyrtarëve. Rreth 200 vendas që jetojnë në zonën afër tragjedisë i janë bashkuar ekipit të shpëtimit për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve.
Një i ri që po qëndronte në urë me motrën e tij gjashtëvjeçare kur ajo u shemb, tha për BBC se nuk po arrinte ta gjente atë.
“Ne ishim duke qëndruar në urë. Kishte qindra njerëz. Unë u ngjita në këtë urë për herë të parë. Unë dhe motra ime po bënim foto në celular dhe papritmas, ura u shemb. Unë dhe motra ime ramë në ujë. Unë mbijetova, por motra ime është zhdukur. Shkova në spitalin shtetëror, kërkova gjithandej, por motra ime nuk gjendet askund”.
Ura e ngarkuar këtë fundjavë për shkak të sezonit të festivaleve hindu të Diëali dhe Chhath Puja, që tërhoqi një numër të madh vizitorësh në vendin turistik, i cili u rihap për publikun vetëm javën e kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që fatkeqësia godet lumin në Morbi.
Në gusht të vitit 1979, një digë prej dheu, e dobësuar nga shiu i pandërprerë, u shemb dhe përmbyti qytetin e Morbit, duke vrarë mijëra banorë.
Mediat në atë kohë raportuan se kufomat ishin “të shpërndara përgjatë rrugëve dhe balta arrinte deri në katet e dyta të disa ndërtesave”. Më shumë se 60% e shtëpive në qytet u dëmtuan.