Datëlindja e Maradonës, vajzat i bëjnë homazhin rrëqethës, ja mesazhi prekës

Armando Maradona do të kishte mbushur 62 vjeç dje, ndaj vajzat e tij vendosën ta kujtonin me një dhuratë që habiti edhe fansat.

Ndërkohë që qyteti i Napolit e kujtoi me rastin e ndeshjes ndaj Sassuolos, Buenos Aires dhe gjithë Argjentina po përgatiten t’i bëjnë homazhe me nisma të ndryshme të shpërndara në të gjithë vendin.

Dalma dhe Gianinna kanë dashur të japin gjithashtu kontributin e tyre, duke shpërndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale, i cili shumë shpejt u bë “viral”.

Më e madhja e motrave “Maradona” ka postuar një histori në Instagram me të cilën ka shpalosur mendimin e veçantë të organizuar për të atin.

“Para nja dy netësh ëndërrova shprehjen ‘më prit, do të të sjell margaritë’ dhe ndjeva se duhej të bëja diçka. Më lindi kjo ide dhe Giani e pëlqeu. Falë saj, mora i emocionuar gjithashtu”.

“Çfarë gëzimi ta festosh ditëlindjen siç ke dashur gjithmonë. Shpresoj të na vijë dhurata me gjithë dashuri, sepse na mungon çdo ditë”, – përfundoi Dalma. Surpriza në fjalë është një këngë kushtuar “Pibe de Oro” me titull “Maragaritas” (Margarita).

Referenca është në foton ‘virale’ të Diego-s, i ulur mbi një top dhe me sytë plot dashuri, duke luajtur me Dalmën e vogël. Një mendim shumë i ëmbël që ndezi rrjetin.

Loading...