Një gjysh 79-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura.
Mësohet se kanë qenë prindërit e vajzave që kanë denoncuar në polici të moshuarin pas veprimeve të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Rastet e pedofilisë janë shtuar mjaft kohët e fundit dhe rrjetet sociale po luajnë një rol të madh. Në emisione investigative dhe media janë denoncuar publikisht dhjetëra raste.
Loading...