Shkëlqim Bozhiqi i ‘gjunjëzuar’ nga sëmundja e rëndë, apeli drithërues për shqiptarët: ‘Më ndihmoni! Jam në gjendje të keqe, duhet ta kryej patjetër transplantin’

Një tjetër histori e dhimbshme është trajtuar sot në emisionin “Mendo për mua” në ekranin e Faxnews. Prej më shumë se 3 javësh ky emision ka nisur misionin për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, të harruar ndonjëherë edhe nga fati.

Sot është trajtuar historia e Shkëlqim Bozhiqit, që jeton në kushte të vështira ekonomike dhe apeli i tij është për ta ndihmuar atë dhe familjen e tij. Ndërkohë ai ka nevojë për transplant veshke.

“Kam që i vogël që vuaj, gjendja ime është shumë e keqe, kam dy vajza të vogla ju lutem të gjithë shqiptarëve të më ndihmojnë, të vënë dorën në zemër. Me një ndihmë të vogël ekonomike nuk e përballoj. Sëmundja ime sa vjen e rëndohet. Duhet ta kryej patjetër transplantin e veshkave”– thuhej në video-mesazhin e Shkëlqimit.

Stafi i emisionit u nis drejt fshatit Bardhas të Peqinit ku ai jetonte për të ndjekur nga afer historinë e dhimbshme Te Shkelqim Bozhiqit, ku rrefeu dhimbjet disa vjeçare të tij dhe familjes së tij.

Te gjithe ju qe deshironi te ndihmoni familjen e Shkelqimit na kontaktoni në
Instagram: mendo.permua

Facebook: Mendo per mua

Mob:068 41 91 888

Email: fondacionihysenbelli@gmail.com

Te dhënat bankare:

Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë

Swift code: CDISALTR

Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)

Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)

Paypal: fondacionihysenbelli@gmail.com

Loading...