Saimir Korreshi tregon se çfarë ndodhë në Lushnje: ‘Pas orës 5 të kalon tjetri afër e të fut gishtat në…’

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë seancës së sotme plenare akuzoi mazhorancën se e kanë mbushur Bashkinë e Lushnjës me patronazhistë për të vjedhur votat në zgjehdjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen më 14 maj 2023.

Korreshi u shpreh se në Bashkinë e Lushnjës mungojnë investimet, teksa më tej theksoi të gjitha problematikat që kjo zonë has, duke filluar nga mungesa e energjisë në rrugë deri te investimet e pakta që janë bërë.

Sa i përket Reformës Territoriale deputeti demokrat e cilësoi se reformë territor-hale duke thënë se zona është mbushur me mbeturina dhe se është bërë një katastrofë e vërtetë.

“Janë trashur se nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Të gjithë ato prodhime që kanë në minifinancë. Njësitë administrative janë ca qoftexhinj që aktivizohen në 40 ditët e fundit para zgjedhjeve. Janë dyfishuar punonjësin në Bashkinë e Lushnjës me patronazhistë. Cili shërbim përveçse një në gjendjen civile që merrnin nga një 5 mijë leksh po dhe atë ja morët se e keni dixhitalizuar keni futur satelitët.

Çfarë shërbimi i ofroni fshatit se pas orës 17 të kalon njëri afër e të fut gishtat në sy e të qërron. Marrin Bashkinë e Lushnjës çfarë transporti i ofron. Transport jo, shkolla jo, se nuk ju vjen më radha se fshatrat më të largëta të Lushnjës të kenë shërbim. Pjesa dërrmuese e Lushnjës është pa kanale vaditës. Duhet të shkosh në fshat me traktor, kjo është reforma territorriale këto janë shërbimet. Ujësjellës, në sport në të gjitha vrull me patronazhistë. Asnjë llojë shërbimi, vërtëtimet e Njësive i njeh njeri, opingat i njeh.

Imagjinoni ku ka arritur kjo reformë terriotriale ju nga reformë territoriale po e çoni në reformë territohale. Koshat po digjen, plehrat është mullar i kemi mbuluar cikë, ja kemi mbuluar surratin kemi mbjellë ndonjë pemë, por atje është bërë mos o zot. Lushnja ndizet nga disa lloj aromash shyqyr vjen paria në Lushnjë, Lushnja është bërë katastrofë. Aq shërbim kulturuar kemi ne sa i djegim plehrat i biem për shkurt. Pra, defakto ne nuk ofrojmë asnjë lloj shërbimi. Një që vjen nga Kolonja nuk ka urban. Duhet të paguajë 3 mijë që të vijë të marrë atë recetën që i japin këta te ministra administrative që ta firmosin në bashki, a pika. Mirupafshim”, tha Korreshi.

Loading...