Protesta e Pedagogëve/ Kovaçi: ‘Presim deri nesër në orën 16:00, pastaj hyjmë në grevë urie’

Edhe këtë të martë, pedagogët kanë protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Në një prononcim për mediat, kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi ka deklaruar se pedagogët vijojnë t’i qëndrojnë deklaratës së bërë edhe më herët, se nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive nga qeveria lidhur me kërkesat e tyre, ditën e nesërme disa pedagogë do të hyjnë në grevë urie.

Kovaçi u shpreh se afati i fundit që do të pritet përgjigjja e qeverisë do të jetë ora 16:00. Ai tha se nëse përgjigjja do të jetë negative, ose nuk do të ketë asnjë reagim, atëherë prej ditës së nesërme rreth 10 pedagogë janë gati për të hyrë në grevë urie.

“8 përqindëshi duhet të ishte grant nga qeveria nuk është. Me mbylljen e orarit qeveritar zyrtar, në orën 4 do të vendosim nëse ka apo jo një përgjigje. Nëse kemi përgjigje kemi gadishmërinë e pedagogëve të shkojnë në grevë urie, në mënyrë simbolike. Numër i kufizuar në varësi të ambientit sepse është i kufizuar. Është simbolike bëhet fjalë mund të jenë 10 pedagogë nga universitete të ndryshme”-tha Kovaçi.

Loading...