Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës dhe gazit, benzina rritet me 5 lekë, do të tregtohet me 208 lekë, reagon Brace

Bordi i Transparencës ka vendosur dje uljen e lehtë të çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër. Po ashtu në rënie është dhe çmimi i gazit, që nga 78 lekë/litër do të shitet 74 lekë/litri.

Nga ana tjetër, çmimi i benzinës ka pësuar rritje me 5 lekë. Nga dje benzina do të shitet me 208 lekë/litri nga 203 lekë/litri që ishte më parë. Që prej datës 12 tetor, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimet e hidrokarbureve.Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

Nga ana tjetër, dje deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kritikuar ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj lidhur me buxhetin e caktuar për vitin 2023. Në fjalën e tij, në Komisionin e Ligjeve, Braçe theksoi se të gjithë fermerët duhet që të marrin rimbursimin e naftës, pasi buxheti ka para mjaftueshëm. Ndërkohë, ai shtoi se Ministria duhet të tregonte kujdes dhe të kapte njerëzit që shihnin kompanitë e mëdha, duke dhënë edhe shembullin e Bankers.

Loading...