Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me vendimin e Gjykatës ditën e sotme për konfiskimin e 24 pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi, ku mes tyre bën pjesë edhe televizioni “Ora News”, është shprehur se është e papranueshme dhe politike.
Sipas Berishës “sherri” mes Ndroqit dhe Ramës ka nisur pasi ky i fundit i ka kërkuar pronarit të “Ora News” një shumë prej 10 milionë euro, shumë kjo e cila nuk është pranuar nga Ndroqi.
“Të shpallësh konfiskimin e një media për një problem që ka patur me drejtësinë dikur pronari dhe se ka mohuar asnjëherë por i qëndron problematikës mbrapa, përbën një shkelje flagrante të konventës së të Drejtave të Njeriut. Deri sot nuk ka parë asnjë njeri asnjë të dhënë se cila është cili është shkaku që mbahet ky qëndrim ndaj medias dhe se nëqoftëse persona të cilat kanë patur kanë vuajtur një dënim për një shkak të caktuar privohen nga e drejta e veprimtarisë ekonomike më vonë kjo nuk ndodh kurrë në botë. Po në rast se ata shkelin ligjin mbahet qëndrimi i duhur.
Në marrëdhënien e pronarit të këtij televizioni dhe Edi Ramës di këtë se Edi Rama në telefonatë për një biznes ka pretenduar për rryfshet 10 milionë euro dhe natyrisht pronari është përgjigjur që kjo nuk ndodh, mirëpo unë i kam bërë thirrje Ndroqit ta bëjë publike këtë.
Unë jam informaur për këtë pothuajse në kohë reale, një ditë dy pasi ka ndodhur kjo dhe unë kam shumë dyshime se këtu ka filluar dhe sherri. Mu më janë thënë pasazhe të tjera të asaj bisede, por ajo bisedë është bërë ja u them unë shqiptarëve”, tha Berisha në emisionin “Drejt”./Shqiperiaime