Moti merr kthesën e madhe, çfarë e pret vendin tonë në fundjavë

E dielë – 6 nëntor 2022

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë 24-orëshit, ku më të dukshme vranësira do të jenë në zonat lindore. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime herë pas here duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë më të shumta.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

E hënë – 7 nëntor 2022

Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë gjatë paradites në ultësirën perëndimore. Pritet që vranësirat të theksohen në orët vijuese, ku në zonat malore do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Moti – E martë, 8 nëntor 2022

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë territorin duke sjellë orë të shumta me diell dhe kalime të lehta vranësirash. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë gradualisht vranëisrat, ku më të fokusuara do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke sjellë momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperënimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Loading...