Kokaina në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit, merret vendimi për tre të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre personat e arrestuar pak ditë më parë, lidhur me sasinë e kokainës të kapur në Portin e Durrësit.

Gjykata ka lënë në burg, Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, Alban Neziraj 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik” dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Bëhet me dije se ka vendosur 45 ditë burg. Kujtojmë që pak ditë më parë në Portin e Durrësit u zbuluan 31 kg kokainë, në një kontejner me banane që kishte mbërritur nga Amerika Latine.

Loading...