Ngjarje e trishtë në Itali. E mitura mendoi se nëna e saj ishte në gjumë dhe nuk donte ta shqetësonte, por gruaja kishte vdekur.
Një 4-vjeçare shqiptare ka parë nënën e saj për orë të tëra të vdekur, deri në momentin që erdhi tezja, e cila ishte shqetësuar pasi e motra nuk i përgjigjej në telefon
Gruaja 40-vjeçare, me origjinë shqiptare, dyshohet se kishte ndërruar jetë nga një atak në zemër gjatë natës teksa flinte me foshnjën e saj në banesën e tyre në Vigevano.
Kur motra mbërriti në shtëpi ajo pa trupin e shtrirë në shtrat dhe menjëherë kuptoi se diçka kishte ndodhur.
Ajo mori foshnjën në krahë dhe më pas njoftoi policinë dhe ambulancën.
Por kur mbërritën ekipet e emergjencën konstatuan se 40-vjeçarja ishte e vdekur, shkruan Ansa.
Karabinierët nga këqyrja paraprake nuk kanë gjetur asnjë gjurmë që sugjeron vdekjen e dhunshme.