40 mijë shqiptarë ikin drejt Anglisë, Rama: ‘Është trend, në mos herët, vonë do kthehen në atdhe’

Kryeministri Edi Rama është shprehur në dorëzimin e çëlesave për shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik, nuk ka bërë dallim mes të emigruarve dhe vendasve.

I pranishëm në Shijak në një rast ku u ndanë çelësat, Rama tha se në mos herët apo vonë, çdo shqiptar do të kthehet në atdheun e tij dhe se vala e emigracionit për të, është vetëm një trend.

“Ne nuk kemi bërë asnjë dallim. Atyre që janë këtu, i kemi dhënë bonus. Atyre që janë në emigracion, ju kemi ndërtuar shtëpinë. Me herët se sa vonë, shumëkush prej tyre do të kthehen këtu.

Ky është trend historik. E kanë kaluar vendet e tjera para nesh. Ne na ka qëlluar ta kalojmë të fundit. Se të fundit kemi dalë nga ferri i komunizmit.

Mos ta shajmë Shqipërinë në gjuhë të huaj,”- tha Rama.

Loading...