Prej gati tre muajsh Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë.
Ende nuk ka asnjë përgjigje nga shteti nëse është v rarë apo ka inskenuar zhdukjen duke u arratisur për të shpëtuar nga drejtësia dhe rivalët.
Legjendat për jetën dhe fatin e tij janë të shumta. Mësohet se përpos miseve dhe luanëve, Martinaj ishte i fiksuar pas personazhit të botës së krimit dhe drogës,
Tony Montana, luajtur me mjeshtëri nga aktori Al Pacino në një nga filmat më të famshëm gjatë 40 viteve të fundit.
Muret e ambienteve që frekuentoheshin nga Martinaj ishin të mbushura me fotot e Tony Montanës dhe momente të fiksuara nga filmi. Disa nga miqtë e tij të ngushtë thonë se Martinaj, i frymëzuar deri në fiksim, është përpjekur të imitojë jetën që bënte Tony Montana në film./Shqiperiaime