Dëshmitarja okulare e dhunës ndaj 22 vjeçares keniane e cila u gjet pa ndjenja në Tiranë, ka folur për emisionin “Pa Gjurmë”.
Ajo tha se besonte se shtetasja keniane ishte dhunuar nga shoqet e saj bashkëkombase me të cilat ndante të njëjtën dhomë hoteli.
Dëshmitarja okulare: Një zonjë e ka pasur shtëpinë afër hotelit ku ndante dhomën 22 vjeçarja së bashku me shoqet e saj. Ajo u zgjua nga zhurmat e mëdha të dëgjuara orët e para të mëngjesit të 14 gushtit, kur dëgjoi zënka mes disa personave.
Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë bërë këtë gjë. Ato kishin të paktën tre apo katër ditë që rrinin në atë hotel dhe bënin zhurma cdo natë. Më ka dalë ora në orë 4 pa njëzetë sepse dëgjova zhurma dhe më pas një “bum”.
Vajza ka ndenjur gjithë natën aty, e shtrirë. Drita e dhomës në hotel ndenji e ndezur dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë u ngritën në mëngjes. Unë kam ndenjur në heshtje dhe të nesërmen kam dalë dhe kam lajmëruar ambulancën. Trupin e asaj vazjës e kanë nxjerrë nga oborri i banesës sime. Unë mendova se ajo e shkreta mund të kishte ndërruar jetë, por kur e pashë në televizor u trondita.
Erdhi ambulanca, e morën pastaj kanë ardhur dy policë. Po të them një gjë sinqerisht, kjo zënkë ka ndodhur mes tyre dhe kam frikë se duhet mbrojtur prandaj mora iniciativën dhe iu shkruajta.