Zëvendësguvernatori i Khersonit, i vendosur nga Rusia, Kirill Stremousov, është vrarë ditën e sotme.
Lajmin e kanë bërë me dije mediat ruse, të cilat shkruajnë se Stremousov ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Kujtojmë që Stremousov, 45 vjeç u emërua në detyrën si zv.guvernator dy muaj pas pushtimit rus të Ukrainës. Ai ishte një nga zyrtarët më të shquar të pushtimit rus dhe u bë i njohur për deklaratat agresive në rrjetet sociale kundr Ukrainës.
BBC shkruan se Kirill Stremousov ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ukrainase pasi akuzohej për tradhti.
Loading...