Vdes në moshën 77-vjeçare një nga gjigantet e muzikës popullore braziliane, Gal Costa.
Këngëtarja u bë e famshme në vitet 1960 kur drejtoi lëvizjen kulturore Tropicália së bashku me yjet e tjerë Gilberto Gil dhe Caetano Veloso.
Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së saj.
Costa së fundmi anuloi disa koncerte me urdhër të mjekut pas një operacioni, por kishte planifikuar të kthehej në skenë muajin e ardhshëm, në San Paulo.
E lindur në shtetin verilindor të Bahias, një qendër e kulturës afro-braziliane, Costa regjistroi mbi 30 albume në karrierën e saj të gjatë.
Hitet e saj më të njohura përfshinin Baby, Que Pena, Chuva de Prata dhe Divino Maravilhoso.
Gjatë viteve të diktaturës braziliane, stili i saj ”hippie” e bënë simbol të kundërshtimit të autoriteteve ushtarake.