Ky është Eni Dollani, i riu që u gropos në plazhin e Greqisë (foto)

Gazeta Shqip ka siguruar foton e të riut nga Gramshi, Eni Dollani, i cili u vra dhe gropos në një plazh të Greqisë.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Qepariasia në Peloponez, ku një i ri shqiptar është gjetur i ekzekutuar.

Policia greke ka identifikuar viktimën si Eni Dollani nga qyteti i Gramshit. Ai u gjet i vrarë të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin.

Trupi i viktimës ishte masakruar me sende të forta dhe ishte groposur në një gropë në plazh të hapur nga autorët.

Pas hetimeve, autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së të riut.

Loading...