‘Zbulimi i shekullit’/ Një zbulim që do të shkruajë historinë.Arkeologët mbesin pa fjalë nga ajo çfarë shikojnë’

Ishin aty të heshtura, që 2500 vite më parë. Të mbuluara nga balta e ngurtësuar, që së bashku me ujërat termale i kanë mbajtur statujat e zotëve etruskë dhe romakë në një gjendje të jashtëzakonshme.

Dikur hijerënda dhe të adhuruara, deri në shekullin e katërt, kur krishtërimi i cilësoi ato si vepra blasfemike, por nuk i shkatërroi, i fshehu në vaskat e një prej qendrave termale më të njohura të Italisë, në San Casciano dei Bagni.

Punimet e arkeologëve rastësisht nxorën në pah këto objekte, që përfaqësojnë një nga zbulimet më të rëndësishme të shekullit.

Mijëra monedha dhe objekte të ndryshme, dhe veçanërisht 24 statuja në bronz të madhësive të ndryshme, janë ruajtur në kushte mahnitëse.

“Një zbulim që do të shkruajë historinë”, komentoi arkeologu Jaopo Tolli, jo vetëm për statujat në bronz që kujtojnë të famshmet statuja të gjetur në Riace të Kalabrisë, por edhe për dëshmitë e rralla në gjuhën etruske, që tregojnë se kjo gjuhë misterioze ka bashkëjetuar më shumë sesa mendohej me gjuhën latine, që më pas u kthye në dominuese në gjithë Mesdheun.

Kantieri i gërmimeve është mbyllur dhe do rihapet në pranverë ku priten gjetje të tjera. Ndërkohë arkeologët nga e gjithë bota pritet të bashkëpunojnë pasi do të kenë material pafund gjatë këtij dimri.

Loading...