Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.
Si pasojë e operacionit janë sekuestruar 36 kg kokainë që vinte në Greqi në rrugë ajrore nga Brazili.
Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood). Nga aksioni i autoriteteve helene janë arrestuar 6 shtetas grekë ndërkohë që kreu i organizatës dhe njëkohësisht financuesi i saj rezulton të jetë një shtetas shqiptar.
Aktualisht ai është i arrestuar në Gjermani për trafik droge. Gjithashtu është shpallu në kërkim një shtetas grek i cili kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet në Amerikë Latine.
6 muaj më parë e njëjta organizatë ka trafikuar kokainë të fshehur në rroba./balkanweb
Loading...